Agon Elezi, mesfushori shqiptar nga Maqedonia e Veriutmbush arkat e Skënderbeut pas transferimit te Bohum në Bundesligën gjermane.
Ish-mesfushori u largua nga korçarët në shtator të vitit 2020 për një vlerë rreth 80 mijë euro te Varazhdin në Kroaci, teksa Skënderbeu siguroi edhe 30% të kartonit të lojtarit për transferimin e radhës.
Dje, në limitet e merkatos lojtari 22 vjeçar ka nënshkruar kontratën e majme te Bohum në Gjermani duke sjellë kështu një lajm të mirë edhe për korçarët. Nga sa raportohet shifra e këtij transferimi te gjermanët e Bohum vërtitet rreth 800 mijë euro, ndërsa një pjesë e tyre kalojnë direkt në arkat e klubit korçar që kishte ende 30% të kartonit të mesfushorit maqedonas.







