Agjenti zbulon arsyen e udhëtimit: Një ofertë prej 600 milionë dollarë nga Al-Hilal, e afron Messin me Arabinë Saudite

Divorci PSG-Messi duket përfundimtar. Një udhëtim në Arabinë Saudite ka përfunduar, me Leon të ndëshkuar nga klubi parizian. Marco Kirdemir është një agjent i FIFA-s, i cili mban një marrëdhënie të mirë me Al-Khelaifi dhe mbretin e Arabisë Saudite dhe ai e di se cila do të jetë e ardhmja e argjentinasit.

Kirdemir pranoi në “Goals” se opsioni i Barcelonës është i përjashtuar: “Ai nuk do të shkojë në Barcelonë. Ai dëshiron të kthehet atje kur t’i japi lamtumirën futbollit”.

Me Barçën të përjashtuar dhe rinovimin me PSG-në, Arabia Saudite do të jetë destinacioni i Messit:  “Ai ka një ofertë prej 600 milionë dollarësh nga Al-Hilal, skuadra e Mbretit”,- thotë Kirdemir. Agjenti i FIFA-s shkon më tej: “Messi udhëtoi në atë vend për të parë vendin ku mund të jetonte; nëse familja e tij jep OK, ai do të luajë në Arabinë Saudite”.

Pak muaj më pare, Marco udhëtoi për në Madrid për një takim shumë të rëndësishëm me Messin si temë qendrore: “Ne u takuam në një hotel me delegatë nga Federata e Arabisë Saudite dhe folëm për të”.

Për Kirdemirin, prania e Messit në Arabi ka qenë arsyeja e përballjes me klubin aktual: “Po të kishte udhëtuar në një vend që nuk kishte probleme me Katarin, nuk do të kishte kaq shumë spekulime. Kjo e ka zemëruar presidentin e PSG-së”, deklaroi Marco Kirdemir. Al-Khelaifi nuk është i vetmi i zemëruar me Messin. Pasditen e kësaj të mërkure qindra tifozë të klubit parizian kanë fyer yllin argjentinas.

Synimi i vendit saudit është të krijojë ligën më të mirë në botë, me një objektiv të qartë: organizimin e Kupës së Botës 2030. Kirdemir pranoi në “Goals” se paratë nuk do të ishin problem: “Ata do të shpenzojnë të gjitha paratë e mundshme”. Leo Messi nuk është lojtari i vetëm i tunduar nga paratë saudite. Kirdemir konfirmoi se Sergio Ramos do të marrë gjithashtu një ofertë. Ai që e ka marrë edhe këtë herë nga Al Nasser dhe e ka refuzuar ka qenë Modric.