Agjenti thotë se Hysaj mund të ishte lojtar i Chelseat

Agjenti i futbollistit të kombëtares shqiptare Elseid Hysajt, Mario Giuffredi i ka dalë në mbrojtje yllit të Napolit.

Hysaj është kritikuar për formën jo të mirë që është duke e kaluar te Napoli këtë sezon, transmeton Koha.net. E agjenti i tij thotë se Hysaj do të mund të ishte pjesë e Chelseat tani.

Maurizio Sarri ishte shkarkuar nga Napoli për të marrë drejtimin e Chelseat këtë sezon, derisa kërkoi të merrte edhe Hysajn te klubi anglez, por një gjë të tillë nuk e kishte lejuar presidenti i klubit Aurelio De Laurentiis.

“Ata që e kritikojnë Hysajn ndoshta kurrë nuk bëjnë gabime, por ne të tjerët jemi thjesht njerëz”, ka thënë Giuffredi për Radio Kiss Kiss Napoli.

“Sikur të mos e kishte atë klauzolë me gjasë do të shkonte te Chelsea gjatë verës, njerëzit kanë harruar se ai ishte njëri nga 2-3 mbrojtësit e krahut më të mirë në Evropë në sezonin e kaluar. E pastaj u deshtën pak kohë të bëhej i pavlefshëm. Gjithmonë them se të lëmë të tjerët të flasin dhe më pas të përgjigjemi në fushë”, është shprehur ai.