Orë vendimtare për të ardhmen e Maurizio Sarrit.
Juventusi e dëshiron me çdo kusht trajnerin aktual të Chelseat i cili është gati të rikthehet në Itali këtë herë për të drejtuar bardhezinjtë, pikërisht rivalët e urryer të Napolit.
Fali Ramadani, që është edhe menaxheri i Sarrit ka udhëtuar ditën e enjte drejt Londrës ku do të takohet në orët e ardhshme me drejtuesit e Chelseat të cilëve do t’u kërkojë që të lirojnë Sarrin.
Ishte pikërisht Ramadani ai që e çoi trajnerin te “Blutë e Londrës” dhe tashmë synon ta dërgojë në stolin e Juventusit, aty ku Andrea Agnelli po e pret krahëhapur.
Sarri ka kontratë edhe për dy vite të tjera me Chelsean por edhe ai vetë dëshiron kalimin te bardhezinjtë.







