Agjenti i Lewandowskit ka arritur në Paris!

Agjenti i Robert Lewandowskit, Pini Zahavi ka arritur në Paris. Mediat franceze raportojnë se agjenti izraelit është parë dje në kryeqytetin francez dhe arsyeja e vetme e ardhjes së tij quhet PSG.

Zahavi pritet të diskutojë me krerët e PSG-së mundësinë e transferimit të Leëas. Ditëve të fundit ka patur disa raportime se sulmuesi polak ka shprehur dëshirën për largim nga Bayern Munchen.

Lewa shihet si zëvëndësues i Mbappes që ka gjasa të kalojë te Real Madridi.

Në rast se bavarezët lejojnë largimin e yllit polak, Haaland pritet të jetë alternativa e vetme e Bayern në ditët e fundit të afatit kalimtar.