Agjenti i Karius hedh poshtë spekulimet se do të rikthehet te Liverpooli

Agjeni i Loris Karius, Florian Goll ka mohuar raportimet se portieri gjerman do t’i jep fund qëndrimit te Besiktasi për t’u kthyer te Liverpooli.

Karius u transferua te Besiktasi si pjesë e një marrëveshje që përfshinte qëndrimin te 15 herë kampionët e Turqisë për dy sezonet e ardhshme në formë huazimi. Megjithatë dje qarkulluan lajme se klubi turk ishte ndarë i pakënaqur me paraqitjet e 25 vjeçarit dhe se synonin të merrnin sulmuesin Origi nga “The Reds” teksa Karius do të rikthehej në “Anfield”.

Karius i bëri dy gabime në finalen e Champions League ndaj Real Madridit sezonin e kaluar, teksa Jurgen Klopp vendosi ta transferojë Alissonin nga Roma për 75 milionë euro. Forma e dobët e Karius ka vazhduar edhe te gjiganti turk me gabime që i kanë kushtuar humbjen ndaj Malmos në Europa League dhe barazimin në ndeshjen debutuese të gjermanit ndaj Bursasporit.

“Është totalisht e pakuptimtë. Jam kurioz se nga vijnë këto gjëra, këto lajme janë totalisht të pa vërteta. Loris është në huazim te Besiktasi për dy vite. Klubi nuk ka synime për të përmbyllur këtë marrëveshje para kohe. Është e qartë se Karius është numri një te Besiktasi”, përfundoi agjenti i Karius.