Agjenti i CR7 thotë se ylli portugez do të luajë deri sa dëshiron

Jorge Mendes, agjenti i Crisitano Ronaldos në një intervistë ka folur për yllin luzitan dhe për të ardhmen e sulmuesit të Juventusit.

“Cristiano nuk mund të krahasohet me askënd, ai është një specie e rrallë i ndryshëm nga të tjerët. CR7 mund të luajë futboll deri në momentin që a do të dëshirojë. Nëse do të luajë edhe për 5 apo 6 vite të tjera nuk do të ishte çudi ta shikojmë duke ngritur lart Kupën e Botës me Portugalinë, duke parë edhe rritjen e Joao Felix i cili është lojtari i ri më i mirë në botë”, deklaroi Jorge Mendes.