Futboll

Agjenti i Coutinhos në Paris, për ta diskutuar kalimin atje

Sipas medias braziliane, Esporte Interativo, agjenti i lojtarit të Barçës është në bisedime me PSG, në një marrëveshje që do ta rikthej Neymarin në Camp Nou

Philippe Coutinho është rrugës për t’ju bashkuar PSG-së me Neymar që do të kthehej në Camp Nou derisa Barca po vazhdon negociatat për ta arritur një marrëveshje, shkruajnë mediat e Brazilit.

Delegacioni i Barcelonës ka udhëtuar në Paris të martën për t’u takuar me drejtorin sportiv të PSG-së, Leonardo derisa janë hapur bisedimet që Neymar të kthehet në Kataloni, një gjë që braziliani e ka kërkuar gjatë kësaj vere.

Të deleguarve të Barçës, të cilët përfshin drejtorin ekzekutiv Javier Bordas, shefin e negociatave Andre Cury dhe sekretarin teknik Eric Abidal i është bashkuar edhe agjenti i Coutinhos me PSG që dëshirojnë që braziliani të përfshihet në marrëveshjen për Neymar.

Coutinho, i cili kaloi në Barcelonë për 145 milionë euro në janarin e 2018 por ai ka dështuar që ti përshtatet skuadrës së Ernesto Valverdes kurse tani shihet si një marrëveshje ideale që ata ta kthejnë nga Parisi Neymarin, i cili kur ishte larguar për atje ishte lojtari më i shtrenjtë që është transferuar ndonjëherë për 222 milionë euro.

Koha e Barçës po kalon për Neymar

Braziliani ishte në cak të sulmeve nga skuadra parisienë kohëve të fundit, ku kishte acaruar fansat kur kishte përmendur kthimin e Barcelonës me fitoren 6-1 në Ligën e Kampionëve më 2017, ku disa prej tifozëve kanë shpalosur një baner duke i thënë Neymarit të largohet nga klubi, në ndeshjen e vikendit kundër Nimes.

Me Real Madridin që është duke i përcjell këto zhvillime nga afër pasi që Neymar është një synim i gjatë i Florentino Perez, presidenti i Barças Josep Maria Bartomeu tani e ka në dorë pasi që të bëj biznes me PSG. Bartomeu besohet se dëshiron të lirohet nga disa lojtarë dhe ta merr Neymar dhe përpos Coutinho ai është i interesuar që nga skuadra ta largojë edhe mesfushorin kroat Ivan Rakitic.

Megjithatë, për momentin Coutinho është kryesori në marrëveshjen me Neymar pasi që atë e shohin më ideal në Paris, edhe pse PSG nuk dëshiron që t’ia lehtësoj punën Valverdes dhe do të bëj negociata deri në fund për këtë gjë.

loading…