Agjenti i Cavanit: Nuk kemi kontakte me Napolin

Agjenti i sulmuesit te Paris Saint-Germain, Edinson Cavani insiston se “ata nuk kanë ndonjë kontakt” me Napolin për një rikthim të tij, por në të “ardhmen gjithçka është e mundshme”

Sulmuesi uruguaian ka qenë i lidhur kohëve të fundit me një lëvizje në Napolit, me presidentin Aurelio De Laurentiss që ka thënë se ai mund të vije nëse e ul rrogën.

“Edinson e do Napolin, por ai dëshiron që të rri në Paris Saint-Germain”, ka thënë  Ëalter Fernando Guglielmone për SportNeës.eu.

“Kishte sugjerime nga mediat italiane por unë nuk kam pasur ndonjë kontakt me De Laurentiis për ndonjë rikthim të Cavanit”.

“Në të ardhmen, gjithçka është e mundshme, por për t’u kthyer në Napoli në kushte të drejta duhet të flitet me PSG pasi që ata nuk duan që ai të largohet”.

“Siç qëndrojnë gjërat, gjithçka që Edinson dëshiron është që të fitojë Ligën e Kampionëve me parisienët”.