AIP

Agjencia për Informim dhe Privatësi del më një njoftim për qytetarët në lidhje me faqet e rreme online

Agjencia për Informim dhe Privatësi ka dalë me një njoftim për qytetarët rreth faqeve të rreme online.

“Agjencia për Informim dhe Privatësi ka pranuar shqetësime nga bizneset e ndryshme (kontrolluesit) rreth krijimit të faqeve të rreme online në emër të këtyre bizneseve. Këto faqe synojnë të mashtrojnë qytetarët dhe të vjedhin të dhënat personale dhe financiare të tyre duke ofruar shpërblime të ndryshme”, thuhet në njoftim.

Ata kanë treguar disa udhëzime:

• Verifikoni burimin e informacionit, duke u siguruar që informacioni vjen nga kanalet zyrtare të bizneseve.

• Ndani të dhënat me kujdes, mos ndani të dhëna personale në faqet e dyshimta, përfshirë numrin e kartelës, numrin e telefonit apo të dhëna personale të ngjashme.

• Raportoni keqpërdorimin, nëse keni qenë viktimë e këtyre mashtrimeve, raportoni ngjarjen tek bizneset reale, si dhe raportoni në Policinë e Kosovës.

AIP ka thënë se ka kërkuar nga Policia e Kosovës hetimin e këtyre mashtrimeve.