Agim Veliu i pranishëm në derbin e madh italian mes Interit dhe Milanit

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu ishte i pranishëm në derbin e madh italian që u zhvillua sot mes Interit dhe Milanit.

“Derby della Madonnina” u fitua nga Milani me përmbysje 1:2, që në këtë formë rrit gjasat në maksimum për titullin e kampionit.

Perisic kaloi Interin në epërsi, kurse Giroud me dy gola për tre minuta në pjesën e dytë i dha fitoren kuqezinjve.

Në mesin e shumë shikuesve në “San Siro” ishte edhe deputeti i LDK-së, Agim Veliu.