Agim Bahtiri tallet me PDK-në e Mitrovicës, publikon foto të Murit Kinez

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka nisur talljen me PDK-në në Mitrovicë, duke ritheksuar deklarimin e tij se për PDK-në ekziston Muri Kinez në Mitrovicë.

Bahtiri së fundi ka postuar një foto të Murit Kinez, dhe ka vendosur mbishkrimet PDK në mes muri kinez dhe pastaj Mitrovica.

Kjo foto e Bahtirit është pëlqyer mjaftë nga përkrahësit e tij. Kjo foto e Bahtirit është publikuar pas deklarimit të tij në TV Dukagjinit se:

“A e dini çka është muri kinez, e PDK-ja në Mitrovicë e ka muri kinez për t’u kthyer atje në pushtet. Nuk kthehet më PDK-ja, pikë”.

Ndryshe, Agim Bahtiri kandidon për mandatin e tretë për kryetar komune dhe në deklarimet e tij po shprehet i sigurt se do të fitoj pa balotazh.