Agim Bahtiri, nënkryetar i AKR-së dhe kryetar i Mitrovicës, ka thënë para pak çastesh për Ballkani.info se ai nuk merret me zgjedhje dhe se për këtë duhet pyetur strukturat e AKR-së.

Ballkani.info e ka pyetur Bahtirin nëse kjo parti do të shkojë e vetme në zgjedhje apo në koalicion, mirëpo ai ka thënë se nuk është në AKR.

“Nuk jam në parti, nuk merrna me zgjedhje”, ka shkurt Bahtiri.

Nuk është e qartë nëse Bahtiri ka dhënë dorëheqje nga AKR-ja zyrtarisht, apo kjo është deklarata e radhës me nervozizëm e tij. /Ballkani.info/