Njohësi i mirë i rrethanave, Fadil Hoxha, ua bën bajat të gjithë atyre që thonë se po e ndiejnë erën shtet.
“Është e lehtë me bajtë barrë të rëndë me kurriz të huaj. Pushteti aktual në Kosove e ka gjetë një Kosovë të lirë dhe të pavarur andaj krekosjet për “erë shteti” janë fyerje dhe denigrim për gjithë atë mund, gjak e sakrificë që gjenerata të tëra kanë dhënë për çlirim, pavarsi dhe ndërtim të shtetit të Kosovës”, shkruan Hoxha.
Ai shkruan:
Kur nuk je pjesë e historisë përpiqesh me kriju histori dhe mizën e bën buall.
Po vërehet një ekzaltim dhe propagandë e madhe e militantëve të pushtetit në Kosovë për moslejimin e serbëve për të votuar në Kosovë, në zgjedhjet e Serbisë, thuajse kjo është larg më e rëndësishme se vetë çlirimi apo pavarsia.
Është e lehtë me bajtë barrë të rëndë me kurriz të huaj. Pushteti aktual në Kosove e ka gjetë një Kosovë të lirë dhe të pavarur andaj krekosjet për “erë shteti” janë fyerje dhe denigrim për gjithë atë mund, gjak e sakrificë që gjenerata të tëra kanë dhënë për çlirim, pavarsi dhe ndërtim të shtetit të Kosovës.







