Agim Bahtiri me takim ‘të rëndësishëm’: Pret Konjufcën dhe Bajqinovcin dhe flasin për veriun

Ish-kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka pritur sot në një takim kryeparlamentarin Glauk Konjufca dhe deputetin Mefail Bajqinovci.

Treshja e vendit duket se është takuar në një restorant të Mitrovicës.

Bahtiri ka deklaruar se kanë diskutuar për “çështjet aktuale në veri të vendit”. Tutje, aktivisti i VV-së ka deklaruar se ka shprehur interesim për koordinim të punëve “në mënyrën më të mirë të mundshme”.

Konjufca kujtojmë se kishte bërë bujë kur e kishte shpallur akademik Bahtirin “për çështje patriotike”.