27 vjeçari Visar Behrami nga fshati Vidimiriq i Mitrovicës, është gjetur i vdekur mbrëmë pas shembjes së objektit të ish-hotelit “Adriatik” në Mitrovicë.
Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, siç mëson Veriu.info, i ka dalë në ndihmë familjes Behrami, duke i ndarë 2 mijë euro nga buxheti personal për mbulimin e shpenzimeve mortore.
Edhe pse nuk ndodhet në Kosovë, pasi që gjendet në vizitë tek familja e tij, kryetari Bahtiri gjatë gjithë ditës së djeshme deri në gjetjen e trupit të pajetë ka qenë në kontakt me organet e sigurisë dhe shpëtimit, ku kishte kërkuar nga ta që për asnjë moment mos ta ndalin kërkimin.
Ndryshe, pas tetë orësh kërkim, mbrëmë ishte arritur të gjendet trupi i të riut nën gërmadha, i cili në momentij kritik ishte duke punuar në renovimin e këtij objektit.







