Agim Agushi thyen një rekord tjetër Guinness

Zhongluesi me top, tashmë i njohur në Kosovë, Agim Agushi ka thyer një rekord tjetër të Librit Guinness.

Agushi rekordin e ri e theu në Shkodër të Shqipërisë duke bërë 165 herë veshje-zhveshje të fanellës duke zhongluar topin me kokë.

“Edhe një rekord i ri Guinness në Shkodër”, ka shkruar Agushi në rrjetet sociale.

Profesori i matematikës në Komunën e Vitisë, rekordin e fundit në Kosovë e theu muajin e kaluar në oborrin e Federatës së Futbollit të Kosovës.

06.05.2021/Shkodër! Edhe një rekord i ri GUINNESS në Shkodër! 165 herë veshje-zhveshje e fanelës sportive duke zhonglu me top në kokë!

Posted by Profi Agim Agushi on Thursday, 6 May 2021