Agim Ademi zgjidhet nënpresident i Komitetit Olimpik të Kosovës

Agim Ademi është votuar si nënpresident i Komitetit Olimpik të Kosovës pas votimit të bërë nga 77 delegatë.

Për Ademin ishin 39 vota, kurse për Ismet Krasniqi 38 vota.

Ademi aktualisht mban postin e Federatës së Futbolli të Kosovës, ndërsa kandidat tjetër për këtë post ishte Ismet Krasniqi, që aktualisht është president i Federatës së Karatesë së Kosovës.

“Faleminderit për besimin tuaj”, tha fillimisht Agim Ademi.

“Do ta përdori këtë votë për të mirë të Komitetit Olimpik dhe për sportin në përgjithësi”.