Presidenti i FFK-së

Agim Ademi uron Ballkanin për triumfin në Kupë, përgëzon edhe Prishtinën

Numri një i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka uruar Ballkanin për triumfin në Kupën e Kosovës derisa ka përgëzuar edhe Prishtinën për paraqitje në finale.

Ballkani ka fituar sot ndaj Prishtinës duke u kurorëzuar kështu me kurorën e dyfishtë sivjet, titullin e kampionit dhe Kupën e Kosovës, derisa Prishtina më këtë humbje mbetet jashtë garave evropiane, shkruan Ballkani.info.

“Ky sezon ishte një dëshmi e organizimit të shkëlqyer dhe punës së palodhshme të të gjithëve në klubin tuaj. Ju u kurorëzuat si fitues të Kupës së Kosovës, duke e mundur Prishtinën në një finale emocionuese pas penalltive, 4:2 (2:2)”, ka thënë ndër të tjera Ademi.

Postimi i plotë i Agim Ademit:

Urime FC Ballkani triumfi në Kupën e Kosovës! 🏆

💫 Ky sezon ishte një dëshmi e organizimit të shkëlqyer dhe punës së palodhshme të të gjithëve në klubin tuaj. Ju u kurorëzuat si fitues të Kupës së Kosovës, duke e mundur Prishtinën në një finale emocionuese pas penalltive, 4:2 (2:2).

🏅 Profesionalizmi, përkushtimi dhe bashkëpunimi i secilit anëtar të klubit, nga drejtuesit, stafi teknik, deri tek lojtarët e jashtëzakonshëm, e bënë të mundur këtë sukses tuajin historik.

🌟 Një përgëzim i veçantë shkon për drejtuesit e klubit, stafin e palodhur, futbollistët dhe të gjithë qytetarët e Suharekës që për herë të parë i gëzohen trofeut të Kupës së Kosovës.

🎊 Urime FC Ballkani!

Gjithashtu, me këtë rast përgëzoj edhe futbollistët e FC Prishtina që dhuruan një paraqitje të shkëlqyeshme në këtë finale, e ku vetëm fati ua mohoi triumfin dhe daljen në Evropë. /Ballkani.info