Kombëtarja U-16 e Kosovës për femra ka pasur një paraqitje jashtëzakonisht të mirë në turneun e UEFA-së të mbajtur në Shqipëri.

Në këtë paraqite të mirë ndihmojë shumë futbollistja e re e Kosovës që jeton në Amerikë, Riga Kallaba.

Ajo në tri ndeshje shënoi katër gola dhe pati pesë asistime, derisa nuk e ka fshehur aspak lumturinë që i jep fanella e kombëtares dardane.

Presidenti i FFK-së, ka shpërndarë një video ku shihet Kallaba duke kënduar për komandantin legjendar Adem Jashari.

“Mirëmëngjesi me këtë këngë nga lojtarja jonë e re nga Chicago, Riga Kallaba, e cila debutoi te Kombëtarja U16 në turneun e UEFA-s në Kamëz, me 4 gola e 5 asiste në tri ndeshje!

Të lumtë Riga për atdhedashurinë, talentin e jashtëzakonshëm në futboll dhe zërin e ëmbël.

Dita e mirë fillon mbarë në mëngjes!”, ka shkruar Ademi në facebook.