Agim Ademi pret në takim ish-lojtarin e Kombëtares së Kosovës

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi sot ka pritur në ambientet e FFK-së ish- lojtarin e Kombëtares së Kosovës dhe disa skuadrave të njohura evropiane Valdet Rama.

Ai ka shkruar se Valdeti ka qenë një futbollist shembullor, i cili ka luajtur me pasion e zemër si në fanellën e Kosovës, ashtu edhe në atë të Shqipërisë, duke e dhënë vazhdimisht maksimumin në fushën e gjelbër për lartësimin e vendeve tona.

Postimi i Agim Ademit:

Sot i dëshirova mirëseardhje në Kosovë, ish-futbollistit të Kombëtares së Kosovës dhe të Shqipërisë, Valdet Rama.

Valdeti ka qenë një futbollist shembullor, i cili ka luajtur me pasion e zemër si në fanellën e Kosovës, ashtu edhe në atë të Shqipërisë, duke e dhënë vazhdimisht maksimumin në fushën e gjelbër për lartësimin e vendeve tona.

Në një bashkëbisedim miqësor diskutuam për futbollin, teksa i shpreha mirënjohjen time për kontributin e dhënë në futbollin tonë kombëtar.

#BashkëPërFutbollin

Kujtojmë që Rama është shqiptari i parë i cili është aktivizuar në La Ligën spanjolle.