Agim Ademi: President Armand Duka jemi krenarë me arritjet tuaja

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka marrë pjesë sot në Asamblenë e Federatës Shqiptare të Futbollit, derisa ka zhvilluar një takim edhe më të parinë e kësaj federate, Armand Duka.

Ademi ka thënë se jemi krenar me arritjet e Dukës, derisa ka vlerësuar lartë edhe punën e tij në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-së.

Postimi i Agim Ademit:

Është nder për të gjithë ne që në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s e kemi një njeri të tillë si presidenti Armand Duka.

Ai me pasionin dhe përkushtimin e tij për futbollin i ka fituar zemrat e komunitetit të futbollit jo vetëm në Shqipëri e Kosovë, por edhe në Evropë.

Duka është një lider shembullor, i cili e përfaqëson me dinjitet futbollin shqiptar. Ai këtë më së miri e dëshmoi edhe në zgjedhjet e fundit për anëtarë të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, ku u rizgjodh me maksimumin e votave.

Sot, në Asamblenë e FSHF-së, ia shpreha mirënjohjen time të thellë për kontributin e tij të vazhdueshëm për futbollin e Kosovës.

President Armand Duka jemi krenarë me arritjet tuaja.

Suksese drejt avancimit të mëtejshëm të futbollit shqiptar!.