Agim Ademi jep lajmin e madh: Edhe një fushë e futbollit po bëhet realitet

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka vazhdua fuqishëm punën në rregullimin e infrastrukturës sportive për t’ju krijuar kështu kushte sa më të mira klubeve për zhvillimin e aktiviteteve të tyre.

Sot numri një i FFK-së, përmes një postimi në Facebook ka dhënë një lajm të mirë, shkruan Demokracia.com

“”Edhe një fushë e re futbolli po bëhet realitet…”, ka shkruar Ademi në Facebook.

Ai nuk ka dhënë shumë detaje për lokacionin se ku po ndërtohet fusha, por sigurisht që kjo do të zbulohet shumë shpejt për opinionin futbolldashës.

Ademi, pak ditë pasi mori mandatin e dytë në krye të FFK-së, është shumë i përkushtuar në infrastrukturë, derisa tashmë ka rregulluar një dhe se në proces janë edhe tri tjera që do të përfundojnë në muajin korrik. /Demokracia.com