Agim Ademi gjithmonë afër dhe në koordinim me numrin një të UEFA-s

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi është duke qëndruar në Frankurt të Gjermanisë ku nesër hidhet shorti për kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Gjatë kësaj ceremonia, Ademi ka shfrytëzuar mundësinë për t’u takuar me personalitet të të ndryshe, derisa ajka padyshim ishte biseda miqësore me numrin një të UEFA-s, Aleksandër Ceferin.

Ademi e Ceferin njihen si miq të mëdhenj, derisa numri një i UEFA-s, asnjëherë nuk ka hezituar të pranoj [dp projekt të afruar nga numri një i FFK-së.

Këtë e dëshmon edhe postimi i fundit në Facebook, i Agim Ademit që ka shkruar se gjithmonë është afër dhe në koordinim me Ceferinin.

“ Gjithmonë në koordinim dhe në këshillim me Presidentin Çeferin”, ka shkruar Ademi.

Shpresojmë nesër në një short të favorshëm për Kosovën dhe në këtë mënyrë të kërkojmë kualifikimin në Evropian.