Afera e fajdeve, Haradinaj për Veselin: Në Kosovë t’i prejnë teshat hala pa ndodh diçka, të pritet vendimi i gjykatës

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se duhet të vërtetohet kredibiliteti i deklaratave tek video ku përmendet kryekuvendari Kadri Veseli për fajde.

“Kredibiliteti i deklaratës duhet të vërtetohet – është herët. Duhet një gjykatë ta vërtetojë”, ka thënë Veseli në një konferencë për media.

“Ne Perëndim nuk ndodh kështu, në Kosovë t’i prejnë teshat hala pa ndodhë diçka, derisa gjykata nuk e jep një verdikt, të tjerët nuk guxojnë ta vërtetojnë”.

Më shumë rreth kësaj çështjeje:

Kadri Veseli: Nuk jam i përfshirë në aferën e videos, jap dorëheqje nëse vërtetohet e kundërta