Përhapja e Coronavirusit ka pezulluar edhe fluturimet.

Por, ardhjen e boksierëve kosovarë nga Londra në Kosovë, e ka mundësuar Behgjet Pacolli me aeroplanin e tij privat.

Ka qenë Driton Kukaj ai i cili në Facebook ka hedhur një fotografi me Pacollin të cilin e falënderoi për ndihmën e tij në këto ditë të vështira.

Kukaj u mor pak edhe me politikë pasi tha se nuk po i pëlqejnë veprimet e politikanëve të cilët nuk po veprojnë një zëri.

‘Klasa politike mbylluni në karantinë së bashku e reflektoni unitet e mos boni hajgare me deklarata pro e kundër njëri tjetrit’ tha Kukaj.