Tribunali Ndërkombëtar i Hagës e kishte detyruar Haradinajn që të jepte dorëheqje nga posti i kryeministrit të Republikës së Kosovës në vitin 2004, ndërsa 15 vjet pas Gjykata Speciale e Hagës e ka detyruar Haradinajn që përsëri të lëshojë postin e kryeministrit.

Kjo pasi Ramush Haradinaj është ftuar si i dyshuar nga Gjykata Speciale. Lajmin për këtë e ka bërë të ditur vetë Haradinaj në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë.

Pas këtij akti ka pasur reagime të shumta. Njëri nder ta që ka reaguar është edhe gazetari i njohur, Adriatik Kelmendi.

Postimi i tij i plotë:

Jep dorëheqje Ramush Haradinaj! Dje e dha intervistën e fundit si kryeministër në Rubikon.
A ka ma teprim?
I vetmi që është thirrë dy herë nga Haga dhe dy herë ka dalë i pafajshëm.
Dy herë dha dorëheqje si kryeministër për t’iu përgjigjur drejtësisë.
U ndalua për disa muaj në Colmar të Francës, për t’u liruar.
Tash të thirret nga specialja?!!! #RamushHaradinaj

loading…