Adrian lëndohet nga tifozi, Liverpooli në krizë për portier

“Të kuqtë” mund të mbesin pa portierin 32 vjeçar në ndeshjen me Southamptonin.

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, thotë se kyçi i këmbës së Adrianit është ende i ënjtur, pasi atë e rrëzoi aksidentalisht një tifoz, i cili hyri në fushë për ta festuar triumfin kundër Chelseat, pasi iu iku rojeve të sigurimit.

“Të kuqtë” kanë ngritur trofeun pas serisë së penalltive në finale me Chelsean në mbrëmjen e së mërkurës në Stamboll.

loading…