Adoleshentja saudite barrikadohet në dhomë të hotelit nga frika pasi hoqi dorë nga feja islame

Një vajzë saudite, e cila thotë se ka ikur nga familja, pasi ka frikë për jetën e saj, është barrikaduar në dhomën e saj të hotelit në aeroportin e Bangkokut.

Rahaf Mohammed al-Qunun e refuzoi të hënën një fluturim për në Kuvajt. 18-vjeçarja thotë se familja do ta vrasë, sepse ka hequr dorë nga feja islame.

“Vëllezërit, familja ime dhe Ambasada e Arabisë Saudite do të presin për mua në Kuvajt. Ata do të më vrasin, jeta ime është në rrezik, familja ime kërcënon të më vrasë”, tha adoleshentja për Reuters.

Grupet e të drejtave të njeriut, përfshirë Human Rights Watch, kanë shprehur shqetësime të mëdha për gjendjen saj.

Ndërsa, autoritetet tajlandeze kanë thënë se nuk do ta dëbojnë adoleshenten saudite në Kuvajt.