Adoleshentet torturojnë dhe vrasin shoqen e tyre 17 vjeçe: Ishte shumë tërheqëse

Vranë shoqen e tyre pasi ishte “shumë tërheqëse”. Dy vajza adoleshente, vranë shoqen e tyre të klasës pasi ishte shumë e bukur dhe përbënte kërcënim për popullaritetin e tyre.

Viktoria Averina, 17 vjeçe u gjet e vdekur në një kantier të braktisur, në qytetin rus të Arkhangelsk.

Nga shenjat në trup, u zbulua se e reja ishte torturuar para se të vritej.

Fytyra e Vika ishte e shpërfytyruar me xham dhe në trupin e saj kishte të çara dhe të nxira. Fillimisht policia mendoi se bëhej fjalë për ndonjë maniak, por më tej rrethi i të dyshuarve u ngushtua deri tek shoqet e adoleshentes, dy vajza 16 vjeçe, Lina dhe Irina.

Gjatë marrjes në pyetje, ato treguan se e kishin vrarë, pasi ajo mendonte se ishte më e bukur se ato dhe për rrjedhojë ndiheshin të tallura.

Pak para vdekjes Vika i kishte dërgua një mesazh një shoku të saj, se duhet të njoftonte të ëmën urgjentisht, por se nuk kishte para.

Dy vajzat u arrestuan dhe rrezikojnë një dënim me nga 16 vite burg.