Adnan Merovci rrëfen orët e tmerrit kur ushtarët serbë hynë në rezidencën e Rugovës

Adnan Merovci, njeriu më i afërt i ish-presidentit Ibrahim Rugova ka treguar për kohën kur forcat ushtarake serbe kishin hyrë në rezidencën e ish-Presidentit Ibrahim Rugova.

Në emisionin ‘DPT te Fidani’, Merovci ka treguar se si së bashku me gruan e tij ishin maskuar për të vizituar ish-kryetarin e LDK’së.

“Ishte e pamundur të udhëtoje në ‘Velani’ me veturën time e të mos diktohesha pasi të gjitha makinat që qarkullonin në Prishtinë ishin pa tabela. Unë nuk doja t’i largoja tabelat’, rrëfen ai.

‘U maskuam së bashku me gruan time Afërditën. Unë i hoqa mustaqet dhe vendosa syze me dioptri, derisa ajo u grimua dhe vendosi një kapele’, vazhdoi ai.

‘Rruga deri në “Velani” zgjati 1 orë e 30 minuta”, tha Merovci.

“Kur mbërritëm e pamë që forcat serbe kishin filluar të hyjnë nëpër shtëpitë e lagjes. Aty e kuptova se shumë shpejt mund të hynin edhe në Presidencë”, tha ai.

Merovci tregoi se kur presidenti e pa mustaqe i tha : “Hajt Adnan se burrnia nuk matet me lesh”.

Sipas tij, nuk kishte vonuar shumë dhe forcat serbe kishin hyrë në shtëpi.

Ai ka përshkruar në detaje gjithçka që ndodhi atë natë në rezidencën Rugova