Adnan Januzaj shënon golin e parë në La Liga këtë sezon

Adnan Januzaj e ka shënuar golin e parë këtë sezon me Real Sociedadin në La Liga.

26-vjeçari realizoi golin e dytë për Sociedadin në fitoren kundër Osasunës si mysafir 2:0. Januzaj u tregua i saktë nga penalltia në minutën e 82-të.

Sulmuesi i krahut ishte titullar dhe luajti deri në minutën e 87-të.

Me këtë fitore, Sociedadi është rikthyer sërish në vendin e parë në La Liga me 28 pikë.

Osasuna zë vendin e shtatë me 19 pikë.