Adnan Januzaj realizon supergol në Kupën e Mbretit VIDEO

Futbollisti shqiptar Adnan Januzaj ka realizuar një supergol për Real Sociedadin në rrethin e dytë të Kupës së Mbretit.

Ai shënoi ndaj Becerrilit për të dyfishuar epërsinë e skuadrës së tij, në fund të pjesës së parë. Golin Januzaj e realizoi pasi dribloi dy lojtarë kundërshtarë.

Becerril është skuadër që garon në nivelin e katërt të garave në Spanjë.