Adnan Januzaj realizon gol fantastik në Evropa Ligë

Sulmuesi me prejardhje kosovare, por që zgjodhi ta përfaqësonte kombëtaren e Belgjikës, Adnan Januzaj, ka vazhduar me formën e mirë te skuadra e Real Sociedadit.

Januzaj ka realizuar një gol fantastik në takimin që Real Sociedadi po e luan aktualisht në udhëtim te PSV-ja, në kuadër të fazës së grupeve të Evropa Ligës.

Futbollisti nga Istogu shënoi në minutën e 34’ për ta barazuar rezultatin 1-1, kurse tani kur po zhvillohet minuta e 60’ rezultati është i barabartë 2-2.

Më poshtë keni golin e realizuar nga Adnan Januzaj./Gazeta inFokus/

VIDEO