Real Sociedadi siguroi fitore me rezultat 2:1 ndaj Athletic Bilbaos dhe lojtari me vlerësimin më të lartë nga kjo ndeshje ishte pikërisht Adnan Januzaj.
Edhe pse nuk arriti ta shënojë asnjë gol në këtë ndeshje, lojtari i cili kontribuoi më së shumti në këtë ndeshje, sipas statistikave të nxjerra nga whoscored.com, ishte Januzaj, i cili u vlerësua me notë 7.13.

Kjo paraqitje e ish-yllit të Manchester Unitedit ia siguroi ekipit të tij tri pikët e kësaj ndeshjeje dhe tani klubi spanjoll radhitet në pozitën e tetë në tabelën e La Ligës.
Januzaj ka luajtur në 12 ndeshje të La Ligës gjatë këtij sezoni, gjatë të cilave i ka bërë 2 asiste. Statistika më mbresëlënëse ai posedon në Kupën e Mbretit, ku në katër ndeshjet e zhvilluara, e ka shënuar një gol dhe e ka asistuar një tjetër.







