Aderimi i VV-së falenderon karikaturistin që e vendosi afër Haki Abazit e në radhë për “falje mekatësh” nga “Papa Albini”

Teologu, Mustafë Bajrami që së fundi iu është bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje, ka ironizuar me ironinë ndaj tij dhe disa figurave tjera publike.

Një fotomontazh ku kreu i VV-së, Albin Kurti duket si papa, që falë gjynahet, e në këmbët e tij është Armend Muja që kërkon falje, u bë virale, por u komentua edhe nga aderimi i VV-së, Bajrami, transmeton Ballkani.info.

“E falenderoj autorin e kësaj karikature që më paskësh vendosur krah për krah me ish-zëvendëskryeministrin i cili edhe kësaj radhe po shkëlquaka me qëndrimin e tij dinjitoz.”, shkruan Bajrami.

Postimi i plotë: