Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka takuar sot drejtorin e federatave evropiane në FIFA, Elkhan Mammadov.
“Mammadov është një mik i madh i futbollit tonë dhe i cili gjithmonë ka treguar përkushtim e dashuri për zhvillimin e lojës më të bukur në vendin tonë”, ka shkruar ndër të tjera Ademi.
Postimi i plotë:
Sot pata nderin dhe kënaqësinë të takoj Elkhan Mammadov, drejtor i federatave evropiane në FIFA.
Ai ndodhet në Kosovë me rastin e ceremonisë së dekorimit të presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino nga presidentja Vjosa Osmani.
Elkhan Mammadov është një mik i madh i futbollit tonë dhe i cili gjithmonë ka treguar përkushtim e dashuri për zhvillimin e lojës më të bukur në vendin tonë.







