Agim Ademi po qëndron në një vizitë në Bullgari.
I pari i futbollit kosovar është takuar me reprezentuesin e Kosovës, Lumbardh Dellova.
Ademi ka thënë se Dellova ka bërë një rrugëtim të madh derisa ka pasion dhe përkushtim të jashtëzakonshëm për futbollin.
Shkrimi i plotë nga Agim Ademi:
Në Bullgari për vizitë te futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Lumbardh Dellova.
Zhvilluam një bisedë të këndshme mbi rrugëtimin e deritashëm dhe të ardhmen e tij.
Lumbardhi ka pasion dhe përkushtim të jashtëzakonshëm për futbollin, andaj edhe suksesi është i pashmangshëm.
E inkurajova të vazhdojë të punojë edhe më tutje me zell e profesionalizëm në klubin e tij aktual CSKA Sofia drejt arritjes së majave të suksesit.







