Ademi për “Tournament Prishtina”: Nga ky turne mund të dalin shumë talente

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi i ka përgëzuar organizatorët e turneut “Tournament Prishtina 2022” që po zhvillohet në sheshin “Zahir Pajaziti” nën patronatin e FFK-së.

Ademi i cili ka në program zhvillimin futbollit spontan apo siç njihet ndryshe futbolli i rrugës, ka thëën se organizime të tilla ndihmojnë në zbulimin e talenteve të rinj, shkruan Demokracia.com.

Në kuadër të programit tim për zhvillimin e futbollit spontan (futbollit të rrugës), sot, ka filluar “Tournament Prishtina 2022”, nën patronatin e FFK-së e në mbikëqyrje të

Getart Hysenit, Bajram Murturit dhe Lulzim Berishës.

Ky event, i cili po zhvillohet në sheshin “Zahir Pajaziti”, në kryeqytet, do të zgjasë deri më 29 qershor, teksa po marrin pjesë 20 ekipe.

Qysh në mbrëmjen e parë ky turne ka zgjuar interesim të madh. E përveç kënaqësisë që sjellë loja e futbollit për qytetarët dhe bashkëatdhetarët tanë gjatë këtyre mbrëmjeve verore, nga ky turne mund të dalin edhe talente, të cilët më pas do të mund të regjistrohen në klubet e futbollit dhe të futsallit.

Ju ftoj ta ndiqni nga afër këtë turne!”, ka shkruar Agim Ademi në Facebook. /Demokracia.com