Presidenti Agim Ademi po merr pjesë në mbledhjen e Programit të Ekzekutivëve Kryesorë të UEFA-s, që po mbahet në Bukuresht të Rumanisë, e ku është i pranishëm edhe presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin.
Programi i Ekzekutivëve Kryesorë të UEFA-s i mbështet kryesuesit kryesorë të Federatave anëtare duke ia ofruar atyre dhe duke i analizuar faktet dhe shifrat e ndryshme që kanë të bëjnë me zhvillimin e futbollit në aspektin organizativ dhe si biznes.
Temat kryesore që po diskutohen në këtë takim janë: Iniciativat në futboll, avancimi i futbollit të femrave dhe sidomos promovimi i futbollit tek kategoritë e reja.
Ndërkohë, gjatë këtij takimi shefi i sektorit të gjyqtarëve në UEFA, Roberto Rosetti do të flasë për ndarjen e drejtësisë dhe sistemin VAR, si dhe mundësinë e lejimit të një sponsori në fanellat e lojës.
Federata e Futbollit e Kosovës ka lajmëruar se Ademi do të ketë edhe nesër takime të veçanta me zyrtarët e UEFA-s.







