Ademi në Stamboll pret kundërshtarin e Ballkanit në Conference League

Kampioni i Kosovës, Ballkani sot do t’i mësojë kundërshtarët në fazën e Grupeve në Ligën e Konferencës.

Në Stamboll nga ora 14:30 hedhet shorti për këtë fazë, derisa aty po merr pjesë edhe numri një I FFK-së, Agim Ademi.

Ai gjatë ditës ka takuar dy presidentët e federative të Letonisë dhe Lituanisë, kampionët e të cilëve mund të jenë kundërshtarë të Ballkanit në fazën e Grupeve.

Postimi i plotë i FFK-së:

Në prag të shortit për UEFA Conference League së bashku me Vadims Ļašenko, president i Federatës së Letonisë dhe Tomas Danilevicius, president i Federatës së Lituanisë.

Cila prej tri skuadrave të kualifikuara për herë të parë në këtë fazë do të arrijë rezultate më të mira, FC Ballkani, FC RFS apo FC Zalgiris!

Ballkanit i uroj fat në shortin që tërhiqet në orën 14:30 dhe paraqitje tjera dinjitoze në këtë fazë.

A.A.