Ademi në Ferizaj, pajisë sportistët me Policat e Sigurimeve

Në vazhdën e shpërndarjes së policave të sigurimit, presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka vizituar ambientet e klubit të Ferizajt.

Me këtë rast, u bë pranim-dorëzimi i kartelave të sigurimit nga kapiteni, Astrit Fazliu.

“Presidenti Ademi në fjalën e tij tha se është i kënaqur me ecurinë organizative të FC Ferizajt, ku u zotua se edhe personalisht do të angazhohet rreth projektit të ndërtimit të stadiumit të ri.

Kujtojmë se policat e sigurimit ishin premtim i Ademit në garën për kryetar të FFK-së, e që gjashtë muaj pas mandatit u realizua pas një përkushtimi të vazhdueshëm disa mujor.

FC Ferizaj e falënderon presidentin Ademi për vizitën dhe punën e madhe që po bëhet në drejtim të ofrimit të kushteve për të zhvilluar futbollin”, ka shkruar FC Ferizaj.