Ademi: Me Zvicrën do të jetë përballje emocionuese

Pas shortit të hedhur në Frankfurt, kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës Agim Ademi, e ka takuar kryetarin e Federatës së Futbollit të Zvicrës, Dominique Blanc.

Ademi tha se përballja mes Kosovës dhe Zvicrës do të jetë mjaft emocionuese për shkak të lidhjeve të krijuara mes dy popujve.

“Me këtë rast ftoj bashkatdhetarët tanë jo vetëm në Zvicër, por kudo në Evropë që të jenë në numër sa më të madh në përkrahje të Kosovës dhe së bashku ta bëjmë ëndrrën realitet “- tha Ademi.

Kombëtarja e Kosovës është renditur në grupin I, dhe do të jetë së bashku me Zvicrën, Izraelin, Rumaninë, Bjellorusinë dhe Andorrën.