Ademi kontribuon me gol e asistim në triumfin e 16-të të Dinamos në Kupë

Arijan Ademi dhe Lirim Kastrati e kanë fituar Kupën e Kroacisë. Të mërkurën në mbrëmje, gjiganti kroat, Dianmo Zagrebi, mposhti Istran 6:3 në finale të Kupës.

Ishte triumfi i 16-të në histori të kësaj gare për skuadrën e Dinamo Zagrebit.

Ademi kontribuoi edhe me një asistim në këtë duel. Në minutën e pestë asistoi për Mislav Orshiqqin. Golin e dytë e shënoi vetë reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut, Ademi, në minutën e nëntë. Goli i tretë i Dinamos u shënua nga Lovro Majer në minutën e 33-të. Istra në mënyrë sensacionale u kthye në lojë. Taichi Hara shënoi dy herë në minutën e 52-të. Japonezi shënoi për 3:2 menjëherë në aksionin e radhës.

Sidoqoftë, Dinamo ktheu avantazhin e dy golave në minutën e 59-të, pas autogolit të Josip Shutalos.

Shime Grzhan shënoi për 4:3 në minutën e 64-t nga pika e penalltisë.

Për 5:3 realizoi Orshiq sërish pas kundërsulmit në minutën e 73-të. Mario Gavranoviq e vulosi rezultatin final të takimit 6:3, në minutën e 83-të.

Ademi ishte titullar dhe e kompletoi ndeshjen, ndërsa Kastrati u inkuadrua pesë minuta para fundit.