Adem Salihaj me postim qesharak për Majlinda Kelmendin, detyrohet ta fshijë pas pak

Ish-deputeti i LDK-së është mashtruar nga një lajm i rrejshëm për Majlinda Kelmendit. Ai ka shpërndarë një lajm ku thuhet se xhudistja ka deklaruar se i kanë kërkuar që të humb një ndeshje nga një xhudiste serbe. Më vonë e ka larguar lajmin, por e ka lënë postimin.

Ish deputeti i LDK-së, Adem Salihaj e ka marrë seriozisht një lajm Fake Neës të shpërndarë në rrjetet sociale. Salihaj ka bërë një reagim në faqen e tij në Facebook duke reaguar ndaj një deklarate të rrejshme, të krijuar nga portalet fals në Kosovë.

Sipas portalit të rrejshëm, Majlinda kishte thënë se qeveritarët i kanë kërkuar të mposhtet nga një serbe.