Acarohet keq Ministri i Brendshëm: Mos mu merrni me spaçatorë, ku janë kokat e krimit?!
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj kërkon nga policia e Korçës të luftojë kokat e krimit të organizuar dhe trafikut të drogës dhe të mos merret me shpërndarës të vegjel te lëndëve narkotike.
“Nuk dua të dëgjoj se mereni me shpërndarës droge, dua goditjen e kokave të krimit të organizuar dhe trafiqeve”– u kërkoi vartësve në Drejtorinë e policisë Korçë Ministri Lleshaj.
Ai e theksoi këtë kërkesë si prioritet të punës së policisë nën drejtimin e tij.
Ministri Lleshaj i kërkoi gjithashtu policisë lokale më shumë angazhim dhe bashkëpunim institucional në mbrojtjen e pyjeve të mbetura.
“Bota kujseset edhe për një pemë, ndërsa ne nuk po mbrojmë pyjet” mësohet të jetë shprehur Lleshaj.
Ministri i Brendshëm zhvilloi një takim gati dy orë e gjysëm me strukturat drejtuese të policisë rajonale të Korçës, si pjesë e prezantimit të tij dhe objektivave që synon nëpër rethet e ndryshme të vendit./vizionplus