AC Milan është shitur, pronarët e ri transferojnë Lionel Messin?

Një lajm i pabesueshëm është duke qarkulluar në mediat italiane.

Milani është shitur dhe pronari i ri ka ndërmend ta blejë Lionel Messin, shkruajnë gjatë ditës së sotme mediat italiane.

Në emisionin 7 Gold, Fabio Sabatini ka deklaruar se Elliot e ka shitur klubin tek Bernard Arnault për 900 milionë euro.

“Qëllimi i pronarit të ri të Milani-t është që të blejë lojtarë të rëndësishëm. Në shënjestrën e kuqezinjve është edhe Lionel Messi”, ka thënë Sabatini.