Reagim

Abuzimi me rezervat shtetërore, Selmanaj: Për zot shtëpie kemi njerëz që vjedhin edhe në magjen e shtëpisë

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka kritikuar ashpër Qeverinë Kurti për arrestimin e dy zyrtarëve të MINT-it dhe të afaristit Ridvan Muharremi, të cilët dyshohen për keqpërdorime me rezervat shtetërore.

Në profilin e tij në “Facebook”, Selmanaj ka shkruar se sot për zot shtëpie Kosova ka disa njerëz që vjedhin edhe në magjen e shtëpisë.

“Sipas fjalorit të gjuhës shqipe fjala “magje” është enë e drunjtë ku ngjishet e punohet brumi për të bërë bukë. Historikisht familjet kosovare janë ndier të sigurta kur magjen e kanë pas plotë. Magjja plotë ishte siguresë mbijetese e egzistence. Fatkeqësisht sot për zot shtëpie i kemi disa njerëz që vjedhin edhe në magjen e shtëpisë (rezervat shtetërore). Hajnat që vejdhin edhe në bukën e gojës, mallkimi do i ndjekë pas përjetësisht! Turpi i mbuloftë!”, ka shkruar Selmanaj.