Analisti dhe aktivisti, Rron Gjinovci i ka dalur në mbrojtje deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Muratit.

Dje në një pyetje të shkurtër në oborrin e kuvendit, Murati jo vetëm se nuk u përgjigj por edhe i kapi mikrofonin gazetarës në mënyrë irrituese, shkruan Ballkani.info.

E Gjinovci ka reaguar kështu karshi këtij rasti:

Hahahahah gazetari paska të drejtë me t’pengu tu ecë, me ta rras mikrofonin n’gojë e ti s’paske të drejtë me ja shty mikrofonin për me mujt me ecë se po e pengojshe në kryerjen e detyrës. Dmth detyrë e gazetarit konsiderohet qasja komplet joprofesionale e pengimit të ecjes dhe rrasjes në gojë të mikrofonit .