Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gazmend Abrashi, thotë se partia në të cilën është ai, ka treguar qysh në fillim se Gjykata Speciale, nuk sjell drejtësi, andaj kanë votuar kundër saj.
Përkundër formimit të Speciales, Abrashi thekson se as kjo Gjykatë e askush tjetër nuk do të mund ta njollosë luftën tonë të drejtë për liri.
Shkrimi i plotë nga deputeti Abrashi:
E kemi thënë prej kohësh si Aleancë për Ardhmërinë e Kosovës se Gjykata Speciale një etnike (vetëm për shqiptarët nuk sjell DREJTËSI, prandaj edhe kemi qenë kundër me votë në Kuvendin e Kosovës.
Të gjithë do të jemi dëshmitar se as kjo Gjykatë e askush tjetër nuk do të mund ta njollosë luftën tonë të drejtë për liri.







